Kryeministri Edi Rama ka formuar për ndryshimet më të fundit në paketën e zgjeruar, e ndërtuar për t’i ardhur ën ndihmë bizneseve të tjera të vogla. Kjo paketë përmban ndihmë edhe për qiradhënësit, të dëmtuar nga pandemia e COVID-19.

“PËRDITËSIM I PAGESAVE PËR PUNONJËSIT E BIZNESEVE TË VOGLA QË JANË MBYLLUR NGA LUFTA. VAZHDOJNË PËRDITË VERIFIKIMET E APLIKIMEVE DHE LËVRIMI I PAGAVE TË LUFTËS

BIZNESE TË TJERA TË VOGLA TË REGJISTRUARA SI TAKSI, SERVISE MAKINASH, LAVAZHE, RROBAQEPËSI , BOJAXHI, HIDRAULIK, ELEKTRIÇIST, FIZIOTERAPI, ETJ., DO TË PËRFSHIHEN NË PAKETËN E ZGJERUAR”, informi Rama në Facebook duke shtuar “Paketa e Zgjeruar do të adresojë me një bonus lufte edhe hallin e individëve qeradhënës që nuk kanë të ardhura të tjera veç qerasë apo të individēve që u është pamundësuar puna në kompani e ndërmarrje me xhiro mbi 140.000 lek në vit. Për përcaktimin e masës së kësaj mbështetjeje me Bonusin e Luftës, do të vendoset duke ndjekur dinamikën e luftës në 3/4 ditët në vijim”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re