Të paktën njëzet njerëz humbën jetën, gati njëqind të plagosur, shkruan Al Jazeera, përcjell Kosova Post.
Në një shpërthim në Mandalay Bay Hotel Casino, ku u mbajt një festival muzikor, të paktën njëzet njerëz humbën jetën, gati njëqind njerëz u plagosën dhe dymbëdhjetë janë në gjendje kritike, thuhet në një njoftim të spitalit në Las Vegas, ndërsa policia thotë se një i dyshuar është qëlluar.
Sulmuesi ishte, siç u tha, një banor vendas.
Dëshmitari Cole Watson ishte në koncert me gruan dhe fëmijët e tij.
‘Duket sikur dikush hodhi një numër të madh të fishekzjarreve, por pastaj e kuptuam se ishte një shkëmbim zjarri dhe të gjithë filluan të iknin. Ishte kaos absolut’, tha Watson për Al Jazeera.
Dhjetëra automjete policore u drejtuan drejt rrugës kryesore në Las Vegas, duke mbyllur një nga pjesët e saj, si dhe një pjesë të autostradës ndërshtetërore 15, dhe disa fluturime u ridrejtuan.

Policia më parë ka thënë se besojnë se nuk ka më shumë se një sulmues.
‘Për momentin kemi viktima të shumta … Mund të konfirmoj vetëm se një i dyshuar është vrarë,” tha rreshteri Jeff Clark./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re