Pritet sot që gjykata të vendosë për masat e sigurisë për 9 zyrtarët e ndaluar për tenderin e uniformave të policisë. Aktualisht, 8 prej zyrtarëve janë me arrest me burg. Ata do paraqiten për të dhënë pretendimet e tyre para gjykatës në lidhje me akuzën e shkeljeve në tendera.

Nga dosja që A2 ka siguruar mësohet se SPAK ka pasur në veprimtarinë e saj verifikime jo vetëm për këtë tender, por në veprimtarinë e saj kanë qenë disa tendera të kryera nga agjencia e blerjeve të përqendruara. Bëhet fjalë për një tender të mishit, një tender për lavanderi, si dhe një tender i tretë. Disa kompani pretendojnë se janë përjashtuar në mënyrë të padrejtë nga këto tendera.

Në tenderin e blerjes së mishit nga ana e Policisë së Shtetit vlera ishte 30 milionë lekë. Kompania që e ka fituar këtë tender, sipas denoncuesit, nuk kishte nisur ende veprimtarinë e saj, nuk kishte një adresë, ndërsa ka fituar këtë tender.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re