
Dy grabitje me armë kanë ndodhur mbrëmjen e sotme, brenda pak orësh.
Një person ka marrë fillimisht një taksi në Tiranë dhe ka kërkuar që të shkojë në Fushë Krujë.
Por kur është afruar pranë Tapizës, pasagjeri ka nxjerrë një armë dhe ka kërcënuar taksistin duke marrë vetë drejtimin e makinës.
Më pas, ai e ka zbritur taksistin duke e lënë në një zonë të largët, dhe duke i marrë paratë dhe celularin.
Pasi ka grabitur taksinë, autori nuk është ndalur me kaq.
Ai ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore.
Më pas ka lënë mjetin e grabitur në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është zhdukur duke humbur gjurmët.
Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.
