Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar nga Kamza qytetarët që t’i bashkohen aksionit opozitar për ti qëndruar përballë qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Edi Rama.

Berisha shprehet se beteja e nisur nga deputetët në Parlament i ka dhënë sukseset e para, por kjo mund të shumëfishohet tha ai nëse bashkohen edhe qytetarët anembanë Shqipërisë.

“Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi ti përvishemi kësaj diktature”, tha ai para qytetarëve.

Sali Berisha: Ne e nisëm betejën në Parlament dhe ju ne patë se ajo pati sukseset e p[ara, por ju garantoj se ai sukses i Parlamentin do të shumëfishohet kur të ngrit Kamza, Tirana, Gjirokastra, Kukësi, Tropoja dhe mbarë Shqipëria. Nuk duhet të ngurojmë, duhet të përmbysim sa më shpejt betejën sepse çdo muaj që kalon më poshtë zbresim, më të shtypur bëhemi, më të varfër.

Koha është sot, thirrja është sot më shumë se kurrë, të organizohemi, të ngrihemi ti përvishemi kësaj diktature dhe ju garantoj se nuk ka forcë në botë që të na ndalë nga fitorja nuk ka dhe nuk mund të ketë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko