Nga tradhtia te dhuna/ Rrëfimi i 40-vjeçarit invalid nga Berati: Si m’i mori gruaja shtëpitë dhe paratë. I bleu makinë të dashurit

burri-tradhetohet

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Eshtë 40 vjeç, invalid, dhe me një brengë të madhe. Humbi martesën, pasurinë dhe prej gushtit nuk takon 3 fëmijët e tij. Kjo është historia e Lefter Rukut nga Berati.

Pas 15 vitesh martesë ai tregon se bashkëshortja e tradhtonte dhe e dhunonte aq sa e përzuri nga banesa që ai kishte blerë me paratë e marra si dëmshpërblim nga një aksident.

Të njëjtin fat patën dhe pasuritë e tjera të tij. Përveçse mbeti pa para dhe pa strehë Lefteri kërcënohet nga të dashurit e ish bashkëshortes me armë.

Ndiqni rrëfimin në emisionin “Me zemër të Hapur”, të gazetares Evis Ahmeti:

Pyetje: Si e ke njohur gruan?
Lefteri: Me shkuesi ma bëri një kushëri. Më tha hajde zbrit nga fshati se jetoja në Tomor. Më tha njoh një vajzë të mirë. Ia kishte prezantuar një mik i tij që e kishte komshi. E takova për herë të parë më pëlqeu. Më kërkoi të gjitha dhe më tha shko puno në Greqi me vëllezrit e mi të bëjmë lek e të blemë shtëpi. Pas disa muajve në Greqi unë bëra aksident me motor. Shoku im vdiq, unë qëndrova 3 muaj në koma. Shteti më dëmshpërbleu 150 mijë euro. Njerzit e gruas ndërhynë me dokumentet dhe një pjesë të shpërblimit e mori baxhanaku.


Pyetje: Kjo shumë parash u bë mollë sherri?
Lefteri: Me paratë unë bleva 2 shtëpi. Një për vete, një për prindërit, po qe ishte ne emrin tim. I mori gruaja. Kjo me lekët e mia i blen makinë të dashurit. Ajo shkonte në gjykatë, kerkonte urdhër mbrojtje. Atë e dhunonte i dashuri e më denonconte mua.

 

 

Reagon nëna e Lefterit: Problemet kanë nisur 3 vitet e fundit. Nuses i vdiq i ati e shkalloi. Sa ishte ai gjallë e rrihte nuk e lejonte që ta shante Lefterin apo të dilte me të tjerë. Kur vdiq ai nuk kishte kush ta mblidhte. Ajo mori dhe të motrën në shtëpi. E motra sillte dhe dashnorë në shtëpi dhe ata e përzinin Lefterin.

Lefteri: Une gruan e dua pavarsisht se ajo më ka tradhtuar e ka bërë kaq shumë gjëra prap dua të jem me të. Njerëz me maska me motorë, njerëz që kanë lidhje me gruan time, dalin e më kërcënojnë me armë më thonë do më vrasin. Erdhën më kërkuan dhe te shtëpia e prindërve. Doli nëna i takoi. Gruaja dhunon dhe fëmijët. Në gusht erdhi vajza me një cantë me rroba. Tha dua te rri këtu. Të nesërmen e mori e ëma në telefon i tha hajde shpejt këtu. Më vonë morëm vesh që vajza kishte ikur se e kishte rrahur nëna.

(BalkanWeb)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë