Skip to content

Nga urrejta në dashuri, Greqia e merakosur për Maqedoninë Veriore: duhej t’i hapeshin negociatat!

katrougalos.epa

Ministri i Jashtëm greke Georgios Katrougallos tha se priste një pozitë më të qëndrueshme ne BE-së në lidhje me caktimin e një date për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut.

 Siç dihet, si për Shkupin ashtu dhe për Tiranën, hapja e negociatave u shty për të dytën herë, e kjo për në vjeshtë.

“Ekziston një rrezik i përgjithshëm për besueshmërinë e BE-së nëse ajo lë përshtypjen se nuk i përmbush detyrimet e saj ndaj vendeve të tilla si Maqedonia Veriore, të cilat përmbushën detyrat e tyre si një e tërë,” tha Katrougalos.

Duke komentuar pikëpamjet e partive opozitare greke dhe maqedonase, kreu i diplomacisë greke tha se është mirë që Demokracia e Re në opozitë ta pranojë Marrëveshjen e Prespës.

Siç tha ai, edhe ne konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së thuhet se zbatimi i Marrëveshjes së Prespës lidhet me perspektivën e integrimit të vendit fqinj.

“Kjo është një garanci themelore që Maqedonia Veriore kurrë nuk do të kthehet në politikat nacionaliste nga e kaluara, edhe nëse ka një ndryshim të qeverisë”, përfundoi Katrougalos.

Pajtimi historik mes Shkupit e Athinës që çdo në ndryshimin e emrit për Maqedoninë, ishte një kusht për hapje negociatash, por që kjo nuk po ndodh. Si dhe me Shqipërinë, që si kusht bazë ka Reformën në Drejtësi.