Edhe pse na ndajnë 55 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ende partitë politike janë duke përpiluar emrat e listave më kandidatët potencial për deputet që do përfaqësojnë secilën forcë politike.

Burime nga PS për Report Tv kanë bërë të ditur se janë zgjedhur 3 kandidatët që do të konkurrojnë për PS-në në qarkun e Kukësit, mes të cilëve Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala.

Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit do të përfaqësojnë PS në parlamentin e ardhshëm. Përmes platformës “Deputeti që duam”, Rama tha se PS do i bashkohen 1581 persona, të cilët kanë shprehur ambiciet e tyre për t’iu bashkuar kësaj force politike dhe kontribuar në përmirësimin e saj me ide të reja që do të sjellin zhvillimin e vendit.

Madje disa prej finalistëve të programit “Deputeti që duam”, kanë mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në këtë takim duke shfaqur pikëpamjet e tyre.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re