Për herë të parë marka franceze e luksit, Louis Vuitton, do të jetë pjesë e botës kulinare me hapjen e një bar-restoranti, të parin e këtij lloji në historinë e tij, në Osaka të Japonisë. Restoranti do të inaugurohet më 1 shkurt 2020, ndërkohë bari dhe restoranti do të jenë gati në datën 15 shkurt, me menunë e shefit të famshëm japonez, Yosuke Suga.

Në Osaka mezi presin hapjen e restorantit të Louis Vuitton, i cili do të hapë dyert për kureshtarët në datën 1 shkurt të këtij viti.

Shefi japonez Yosuke Suga vjen pas suksesit të restorantit të tij Suga në Tokio, i renditur në vendin e 47-të në listën e restoranteve më të mira në botë.

Do të jetë në katin e fundit dhe është projektuar nga arkitekti Jun Aoki dhe Peter Marino. Ndërtesa është e ndarë  në katër kate me një tarracë të bollshme në katin e fundit. Kafeneja dhe restoranti, të quajtura Le Café V dhe Sugalabo V, është në bashkëpunim me shefin japonez, Yosuke Suga.

Sipas imazheve të shpërndara nga firma luksoze franceze në Instagram, dyqani karakterizohet me pamjen e velave lundruese ndërsa pjesa brenda butikut është frymëzuar nga tema detare, e cila rrjedh prej historisë së Osaka-s ./

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re