Skip to content

“Nga viti 2027, gjithçka do të jetë falas!”/ Shkarkoi drejtoreshën e çerdheve dhe kopshteve, Veliaj tregon se kush emërohet në vend të Zhaneta Beqirit

cerdhe

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka njoftuar ndryshimin në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve. Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën, drejtimin e kësaj drejtorie e merr Arjola Byzyka.

Në një reagim, Veliaj shprehet se largohet me mirënjohje për kontributin e Zhanetës ndër vite, ndërsa e cilëson Byzykën si një profesioniste, nënë të përkushtuar dhe aktiviste të palodhur.

Krahas ndryshimit në drejtimin e drejtorisë, Veliaj ka bërë edhe një njoftim për familjet e Tiranës, duke deklaruar se nga viti 2027 çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas.

Sipas tij, kjo masë synon të mbështesë prindërit dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët.

REAGIMI
Pas 13 vitesh bashkëpunimi me Zhanetën dhe me mirënjohje për kontributin e saj në drejtimin e Drejtorisë së Çerdheve dhe Kopshteve, Arjola Byzyka merr sot drejtimin e kësaj drejtorie, duke vijuar punën e nisur ndër vite.
Një nënë e dashur, profesioniste, aktiviste e palodhur dhe e përkushtuar në çdo detyrë që i ngarkohet.
Këtij ndryshimi i bashkohet edhe një lajm i bukur për të gjitha familjet: Nga viti 2027, çerdhet dhe kopshtet do të jenë falas!
Një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të prindërve dhe në krijimin e më shumë mundësive për fëmijët tanë.