Vlorent Xhafaj është një violincelist shqiptar që po korr sukses në skenat e mëdha botërore. Ai jeton prej vitesh në Francë, ku është dhe drejtor artistik i “Different Trains Festival”.

Në një lidhje me Skype nga Italia, ku ishte pjesë e La Scala, artisti tregoi të gjithë rrugëtimin e suksesit të tij, nga largimi nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare deri në ditët e sotme.

Unë kam ikur në vitin 2000, kam qene mjaftueshëm i ri për të pasur moskokëçarje, gjë që duhet kur merr iniciativa të tilla. Kam qene 16 vjeç dhe kam kryer studimet e mesme dhe të larta në Francë. Kështu që kam që 23 që jam larguar nga Shqipëria. Për mua ka qene vendi ideal për t’u shkolluar dhe më ka ndihmuar shumë dhe në vazhdimin e karrierës jashtë si instrumentist.

Më pas gjërat nuk është se i kam kërkuar shumë, janë bërë natyrale vetë. Kur fillon luan në Teatro dhe Institucione të rëndësishme të ftojnë vetë”, u shpreh Xhafaj.

Më tej, ai zbuloi se në skenat botërore ka shumë shqiptarë të cilët shkojnë si spektatorë, pasi e pëlqejnë artin e bukur, ndonëse biletat mund të jenë shumë shtrenjtë.

Unë prej disa vitesh luaj më shpesh në Teatret e Operave se jam i apasionuar pas këtij zhanri. Ka disa vite që interpretoj shpesh në Teatret e njohura të Operave.

Për ta filluar nga ana e spektatorit ka shumë shqiptarë që janë në publikë. Unë takoj shpesh sepse ata vijnë e shohin orkestrën. Në fakt, varet dhe nga reputacioni i Teatrit, ka shumë shqiptarë në publikë që na shikojnë shpesh, janë nga ata që nuk jetojnë në Itali apo Milano, por kur udhëtojnë, është një nga etapat e tyre për ata që kanë pak gusto për të bërë gjëra ndryshe kur vizitojnë një vend. E njëjta gjë prej vitesh, ku unë udhëtoj prej vitesh dhe luaj shpesh në Operan e Parisit, ka shumë shqiptarë që ndjekin këto koncerte”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re