Nga zëvendësimet e shpejta tek VAR-i për kartonët e verdhë…/ Zyrtarizohen rregullat e reja të FIFA-s


FIFA bën të ditur rregullat e reja për Botërorin 2026 që përfshijnë zëvendësimet e shkojnë deri te kartonët e dytë të verdhë.

 

Në mënyrë të detajuar për kompeticionin më të rëndësishëm është vendosur që të përpilohen këto rregulla:

 

Zëvendësimet e shpejta; futbollisti që do të zëvendësohet ka maksimumi 10 sekonda kohë për të lënë fushën e lojës, nëse ai merr më shumë kohë, atëherë lojtari që do të aktivizohet në vend të tij do të duhet të presë 1 minutë përpara se të hyjë në fushë duke e lënë përkohësisht skuadrën me 10 futbollistë.

 

Kontrolli i kohës për rinisjet e lojës; do të aplikohet një timer prej 5 sekondash për rivëniet anësore dhe ato nga vija fundore. Nëse kalohet kjo kohë, zotërimi i topit do t’i kalojë skuadrës kundërshtare

 

Trajtimi mjekësor jashtë fushe; një futbollist që merr kujdesin mjekësor në fushë duhet të dalë prej saj dhe të presë 1 minutë për t’u rikthyer, përveç rasteve kur dëmtimi i është shkaktuar nga një faull i ndëshkuar me karton të verdhë.

 

Zgjerimi i zonave te ndërhyrjes së VAR; sistemi VAR do të mund të verifikojë episodet e kartonëve të dytë të verdhë si dhe në dhënien gabimisht të goditjeve të këndit 

 

Kapitentë dhe arbitrat; konfirmohet rregulli sipas të cilit vetëm kapiteni i skuadrës ka të drejtë t’i afrohet arbitrit, lojtarët e tjerë rrezikojnë ndëshkimin me karton të verdhë nëse rrethojnë gjyqtarin e ndeshjes.

Kupa e Botës FIFA 2026 do të jetë edicioni i 23-të i Kampionatit Botëror të Futbollit për meshkuj, organizuar nga FIFA. Turneu do të zhvillohet për herë të parë në tre vende: Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026.

 

Ky do të jetë edicioni i parë që do të përfshijë 48 skuadra pjesëmarrëse, në vend të 32 që ishin në fuqi që nga viti 1998.

 

Finalja pritet të zhvillohet në stadiumin MetLife në New Jersey.