Skip to content

Nga zgjedhjet, te protestat/ Rama mbledh Asamblenë Kombëtare të shtunën te Gjiri i Lalzit

edi rama asambleja e ps 2

Partia Socialiste do të mbledhë këtë të shtunë Asamblenë Kombëtare, në orën 10:30, në Gjirin e Lalzit, ku pritet të përcaktohen drejtimet kryesore të punës politike dhe organizative në muajt në vijim.

Në fokus të takimit do të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit, me vëmendje të veçantë te angazhimi i strukturave lokale dhe organizimi i partisë në funksion të garës elektorale.

Përveç axhendës zgjedhore, diskutimet pritet të përfshijnë edhe zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe protestat që po zhvillohen kundër qeverisë.

Kujtojmë se prej disa muajsh vendi është përfshirë nga protesta masive ku kërkohet dorëheqja e Ramës.