Kandidati për kryetar bashkie në Himarë Jorgo Goro, kërkon mbështetjen e qytetarëve për të fituar një tjetër mandat në drejtimin e qytetit.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Goro tha se çuarja përpara e punëve të nisura është një nga aryet kryesore që atë e shtynë për të kërkuar një tjetër mandat 4-vjeçar.

 

Goro foli edhe për çështjen e pronave në Himarë, ku shumë qytetarë janë të pa pajisur me certifikatë pronësie. Sipas tij, ky është një problem i akumuluar, por shtoi se institucionet po bëjnë punën e tyre për të bërë të mundur legalizimin e pronave.

 

Kryebashkiaku i Himarës, tha më tej se kanë edhe një plan për të stabilizuar trafikun gjatë sezonit veror.

 

Po ashtu, në fokus të Bashkisë për 4 vjeçarin e ardhshëm është edhe zgjatja e turizmit, ku qytetarët mos e vizitojnë Himarën vetëm për detin në verë, por edhe për malin në dimër.

 

Intervista e plotë:

 

Pse keni zgjedhur të kandidoni sërish në Himarë?

 

Ne kemi bërë shumë punë dhe për këtë flasin veprat. Ne duhet ti vazhdojmë punët e nisura për ta bërë Himarën me turizmin kryesor. Himara është e njohur për bregdetin, shërbimet, malet dhe pastërtinë dhe të gjitha këto duhet ti çojmë përpara.

 

Kush janë gjërat konkrete që do bëni gjatë mandatit të ardhshëm?

 

Do punojmë për fshatrat që ti kthejmë në qendra turistike. Do investojmë në Borsh ku do bëjmë edhe një shëtitore të re. E njëjta gjë do ndodhë edhe me Lukovën e vende të tjera. Njëkohësisht do ketë një sistem të ri të mbetjeve, që do jetë edhe ndarja në burim.

 

Parkingu një problem në Himarë, si do zgjidhet

 

Me planin e përgjithshëm vendor, është vendosur që ndërtimet e reja të kenë parking nën tokë. Ne po shikojmë mundësinë që të gjitha rrugët të kenë parkim, për ti dhënë hapësira më të mëdha detit.

 

Ka pasur probleme të pajisjes së personave me certifikatë, kush do jetë roli i bashkisë për mbarëvajtjen e pronave

 

Nuk bëhet asgjë pa mbështetjen ligjore të punonjësve dhe kërkesat tona për regjistrimin epronave të qytetarëve dhe bashkisë.

 

Është një proces që PS po e bën fakt në vitet e fundit dhe ka 2 vjet që gjithë zonën po e kalojmë në sistemin e menaxhimit të pronave. Është një problem kompleks dhe do punë dhe nga qeveria e punonjësit e administratës, të cilët të jenë të përgjegjshëm. Qytretarët duhet të bëjnë durim

 

A keni ide për turizëm edhe në dimër?

 

Synimi kryesor është të bëjmë një turizëm të qëndrueshëm.

 

Kemi filluar me projekte që kanë të bëjnë me festivale që janë jashtë sezonit turistik. Po japim mundësinë për të kthyer disa vende në agroturizëm, që njerëzit mos vijnë vetëm për det por edhe për mal, duke shfrytëzuar edhe traditat e zonës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re