Dekani i Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër ka reaguar pas skandalit të datës 12 shkurt ku një efektiv policie ngacmoi studenten dhe pedagogen në tualetin e femrave.

Dekani u shpreh se mori dy ankesa në datën 11 shkurt, por pavarësisht denoncimeve autoritetet përkatëse nuk morën masa.

Ngjarja e datës 12 lidhet ngushtësisht me disa ngjarje të zhvilluara një ditë më parë. Më 11 shkurt dekani është informuar nëpërmjet dy ankesave rreth orës 15 për një incidenti të ndodhur në tualetin e femrave ku një person i gjinisë mashkullore ngacmoi seksualisht disa femra. Kemi informuar rektorin dhe administratorin e USH.

Është kërkuar hapja e kamerave të sigurisë dhe identifikimi i personit në fjalë dhe denoncimi i tij, si edhe marrjen e masave për rritjen e sigurisë në USH. Për fat të keq ky është një problem i theksuar disa herë nga ana jonë por mungesa e veprimit dhe papërgjegjshmëria, çoi në përsëritjen e ngjarjes.”-tha Roland Dodani.

Dodani shtoi se efektivi i policisë u demaskua nga vetë studentët më datën 12 shkurt.

Me 12 shkurt 2019 në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë u sinjalizua nga studentët prania e një personi me sjellje të çuditshme, i cili është vetëdeklaruar si efektiv i policisë duke treguar dokumentin e policisë dhe armën që posedonte me vete.

Ai është bllokuar nga studentët bashkë me rojën private duke e shoqëruar drejt daljes nga godina. Gjithashtu studentët kanë njoftuar dekanin dhe është informuar policia në orën 14:16.

Pak minuta më vonë ka mbërritur patrulla e policisë që ka shoqëruar personin në fjalë duke konfirmuar se ishte koleg i tyre.”-shpjegoi Roland Dodani.

Dekani tha se efekti është parë edhe ditë të tjera në Fakultet.

Para datës 11 shkurt nuk kemi pasur sinjalizime nga studentët apo kolegët për këtë person. Është e rëndësishme të theksojmë se ngjarja i ka ndodhur disa personave që kanë lidhje me fakultetin.

Më datën 12 pasi ngjarja u bë publike disa studentët kanë konfirmuar se personi në fjalë është parë dhe herë të tjera në ambientet e fakultetit.”-deklaroi dekani Roland Dodani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re