Skip to content

Ngacmoi dy vajza në autobus, arrestohet maniaku 44-vjeçar

Mbas 5 vitesh mund te jetoje keshtu 1 5

Një 44-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase në një autobus linje në Tiranë.

Policia bën me dije se njëra prej tyre ishte e mitur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. K., 44 vjeç pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase, njëra prej të cilave e mitur, gjatë udhëtimit me autobus.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme”, bën me dije Policia.