Një 64-vjeçar është ndaluar nga policia pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

“Komisariati i Policisë Devoll ndaloi me iniciativë shtetasin Z. R., 64 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare, deklarimet e së cilës u morën në prani të prindërve dhe të psikologes”, raportoi policia.

Sipas burimeve, në trupin e të miturës janë vënë re edhe disa shenja, ndërsa mësohet se vajza do i nënshtrohet kontrollit mjekësor.

Gjithashtu mësohet se 64-vjeçari me iniciale Z. R., i ka dërguar të miturës mesazhe në telefonin e gjyshit të saj.

Nuk dihet ende prej sa kohësh ai ngacmonte seksualisht të miturën, por denoncimi është bërë ditën e djeshme (22 Maj) nga 13 vjeçarja, prindërit e saj dhe një psikologe.

64-vjeçari njihet në zonë si njeri problematik.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re