Një 25 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase.

Sipas policisë mësohet se shtetasi A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 25 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 27-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re