Një 36-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu në Fier, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksulaisht një të mitur.

36-vjeçari i arrestuar rezulton me precedent penal, teksa edhe më herët është akuzuar për veprime të ngjashme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në fshatin Stamaticë, Berat, i dënuar më parë për veprat penale “Veprime të turpshme” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re