Një 46-vjeçar nga Kuçova është arrestuar nga policia pasi akuzohet për ngacmim seksual. Sipas burimeve të Faxnews shtetasi Tomorr Hima dyshohet se ka ngacmuar një të mitur 10-vjeçe.

Kjo e fundit mësohet se ka qenë duke luajtur me vajzat e autorit. Ndërkohë denoncimin në polici e ka bërë babai i 10-vjeçares.

Hima akuzohet për veprën penale “Veprime të turpshme”.

Njoftimi: 

Kuçovë

Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. H., 46 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Veprime të turpshme”.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re