Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7 vite burg, ish-policin Kol Kola, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare.

63-vjeçari u gjet fajtor për vepren penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për vepren penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajsi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të vepres penale

Gjatë hetimeve organi i akuzes ka arritur të provojë se Kol Kola me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Lezhë, duke keqpërdorur atributet që i jep detyra funksionale, nëpërmjet mashtrimit se do ta shoqëronte në Komisariatin e Policisë, e ka marrë të miturën në makinë dhe e ka dërguar në një banesë në qytetin e Lezhës, që e kishte në përdorim, duke kryer veprime të turpshme me të.

Gjatë marrjes në pyetje 63-vjeçari i ka mohuar në vazhdimesi akuzat, duke e kosideruar ngjarjen si inskenim.

Kol Kola u prangos nga policia në Maj 2021, pas denoncimit të bërë nga 13-vjeçarja e mitur, e cila rrëfeu atë çfarë i kishte ndodhur dhe menjëherë pas verifikimeve përmes provave shkencore dhe pamjeve filmike u provua se ka element te vepres penale.

Kol Kola ka qenë pjesë e strukturave të policisë së shtetit prej shumë vitesh, duke shërbyer në disa zona të Qarkut të Lezhës.

Çoi në një shtëpi të braktisur 13-vjeçaren dhe bëri veprime të turpshme me të, mbyllen hetimet për ish-policin Kol Kola

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re