Policia ka arrestuar një 55-vjeçar i cili dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 26-vjeçare.
“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin A. K., 55 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 26-vjeçare”, njofton policia.
Gjithashtu, Komisariati i Policisë Maliq kapi dhe ndaloi shtetasen A. L., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, Maliq. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se dy ditë më parë, ka dhunuar fëmijët e saj të mitur.
Policia e Korçës bën me dije se, Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin J. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka dhunuar babanë e tij.
