Agjentë të Byrosë Kombëtare të hetimit kanë zbarkuar këtë të dielë në Portin e Durrësit.

 

 

Ata po kryejnë kontrolle në disa zona të portit, pasi dyshojnë për sasi të tjera kokaine të fshehura në kontenierët e ardhur nga vendet e Amerikës Latine.

 

 

Mësohet se agjentët e BKH janë ndalur më së shumti në zonën ku u kap kontenieri me 33.5 kilogramë kokainë, që ishte porositur nga kompania “Banaking”.

 

 

Sipas burimeve, pjesë e hetimit janë dhe punonjësit e portit detar si dhe funksionimi i skanerit. Kjo, pasi ka dyshime të forta se grupet kriminale bashkëpunojnë me efektivët e portit për të kaluar ngarkesat me drogë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re