Në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo është zhvilluar një debat mes Drita Avdyli, kryetare e dhomës së ndërmjetësimit dhe avokatit Avokati Baftjar Rusi.

Avdyli ka kërkuar që avokatët të adresojnë më shpesh klientët e tyre në ndërmjetësim pasi sipas saj kjo do të zgjidhte më lehtësisht konfliktet, pa kosto dhe do të lehtësonte Gjykatat nga numri i lartë i seancave gjyqësore.

Por avokati Baftjar Rusi nuk është i këtij mendimi pasi vetëm një pjesë e vogël e konflikteve mund të zgjidhen me ndërmjetësim kjo edhe për shkak të natyrës dhe mentalitetit të shqiptarëve.

Debati Baftjar Rusi me Drita Avdyli:

Avokati Baftjar Rusi:
“Para se të shkohet në sistemin gjyqësore do të thotë që të gjenden zgjidhje me ndërmjetësim por tek ne kjo është një pjesë shumë e vogël e problematikave”

Kryetare e dhomës së ndërmjetësimit. Drita Avdyli:
“Ne zgjidhim konfliktet në cështje familjare, në cështje tregtare, në marrëdhëniet e punës, tani kemi kodin e të mitruve që nuk është futur në zbatim fare, ne kemi cështje ndërmjetësimi, tek vjedhjet tek plagosjet. Falë reformës kemi futur ndërmjetësim tek kodi i procedurës civile që gjyqtarët të reeferojnë rastet por palët dhe avokatët nuk i cojnë palët në ndërmjetësim. Unë dua që klientët tuaj ti sillni tek një ndërmjetës, është zgjidhje e shpejtë dhe është titull ekzekutiv për të cilin ju e dini mirë se është njësoj si vendimi i gjykatës së lartë. Në këtë rast ne do të ishim një valvul shkarkuese të këtij sistemi i cili po vdes.

Avokati Baftjar Rusi:
“Zgjidhjet me ndërmjetësim të kësaj natyre mund të zënë një pjesë 5% pasi në moralin e komunitetit shqiptar zenë shumë pak vend dhe pjesa tjetër shkon në portat e drejtësisë. Edhe ligji edhe kodi parashikon se para se të shkosh në zgjidhje gjyqësore do i drejtohesh për të bërë një zgjidhje tjetër ndërmjetësimi me një akt noterial ose me një akt të një avokati para se të shkohet në gjykatë”.

Kryetare e dhomës së ndërmjetësimit, Drita Avdyli:
“Ja sa keq e thua ti, me një akt noterial ose me një marrëveshje që bën ti, pra ju nuk i coni palët në ndërmjetësim nuk jemi vetëm për ti çuar në gjyq palët”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re