Tre shqiptaë janë vënë në prangat e policisë greke, pasi janë kapur me rreth 50 kilogram marjuanë.
 
Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur u kapën teksa ngarkonin automjetin e tyre me 42 pako që përmbanin 43 kg 535 gram marijuane.
 
Gjithashtu në banesën e tyre u gjeten dhe sekuestruan edhe 6 kg 631 gram marijuane si dhe 49.7 gram kokaine.
 
Në cilësinë e provës materiale policia greke sekuestroi edhe 5 celulare e 960 euro. Tre shqiptaret e arrestuar janë të moshës 33, 45 dhe 52-vjec. 33-vjecari rezulton i kërkuar në Follorinë për trak droge.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re