Euro ka ngecur gjatë ditëve të fundit në raport me lekun pas një rritjeje të moderuar gjatë javës së kaluar.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, një euro është këmbyer me 103.07 lekë gjatë ditës së sotme, njëjtë si një ditë më parë.

Euro kapi kuotat më të ulta historike ndaj lekut në fillim të javës së kaluar duke zbritur deri në 101.17 lekë, ndërkohë që u rrit deri në 104.15 lekë më datë 15 dhjetor.

Ndërkohë, paundi britanik vijon të humbasë pikë në raport me lekun që prej javës së kaluar duke u këmbyer sot me 119.12 lekë nga 119.67 lekë që ishte ditën e djeshme.

E njëjta situatë duket edhe për dollarin amerikan, i cili këmbëhet me 94.14 lekë gjatë ditës së sotme. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re