Opozita parlamentare ka kërkuar që pasditen e sotme të zhvillohet mbledhja për Këshillin Politik në orën 17:00.
Pas ftesës së opozitës i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i perfaqësuesit të mazhorancës Damian Gjiknurit, i cili ka refuzuar takimin me opozitën.
“Nisur nga njoftimi juaj per mbledhje dhe nga diskutimet e djeshme per KQZ qendrimi i PS eshte si me poshte: Ne lidhje me propozimin per formulen e emerimit te KQZ si dhe mekanizmat e vendimarrjes qe propozuar u shprehem kunder dhe nuk mund te diskutohen me ne mbledhjen e radhes. E gjykojme nje propozim jashte marreveshjes dhe tradites parlamentare per rolin e Kuvendit ne zgjedhjen e KQZ. Per kete ceshtje do te diskutojme pasi te na sillni paraprakisht nje propozim tjeter qe respekton faktin qe Kuvendi eshte sovran ne zgjedhjen e organit te KQZ duke siguruar edhe konsultimet dhe dakordesimet ne lidhje me emrat qe plotesojne kriteret dhe kane miratimin tuaj. Pra, e theksoj vetem nese sillni propozim te ri bazuar ne keto parime mund te vazhdoje ky diskutim.
Per pikat e tjera ju lutem specifikoni cilat jane ato perfshire propozimet alternative qe keni duke i derguar paraprakisht me qellim qe ti japim zgjidhje ne mbledhjen e radhes dhe mos humbim kohe me debate te kota. Pra, vetem pas ketij qartesimi mund te konfirmoj mbledhjen e radhes ne cdo kohe.”- njofton Gjiknuri.
Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, opozita jashtëparlamentare deklaroi dje se mazhoranca po kërkon që të bllokojë sërish procesin.
Sipas PD-së shkak është bërë formula për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili përbëhet nga 3 trupa.
/faxweb
