KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 17

KAMZA-LAÇI 3-1

Golat: Ymeraj 3′, Imeri 74′, Mehmeti 93′ / Rexhinaldo 57′

FORMACIONET ZYRTARE

KAMZA: Gjonikaj, Frashëri, Kuqi, Lelis, Zguro, Arrabal, Ymeraj, Idrizaj, Fukui, Plaku, Raçiç. Trajner: Ramadan Ndreu

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjini, Jonuzi, Shtubina, Kallaku, Nika, Uzuni, Rexhinaldo. Trajner: Gentian Mezani

Gjyqtarë: Andi Koçi,Fatmir Lamaj, Dojando Myftari, Klodian Shahini.

TEUTA-LUSHNJA 2-2

Golat: Beqja 24′, Çyrbja 27′ (11-m)/ Canka 10′, Sefa 57′

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Kastrati, Gjorgievski, Shkalla, Hrkaç, Bilali, Beqja, Çyrbja, Hila, Mustafov, Karimi, Latif Amadu. Trajner: Stavri Nica

LUSHNJA: Spaho, Magani, Prençi, Bufazi, Mone, Meto, Alushi, Papa, Pepa, Canka, Sefa. Trajner: Hysen Dedja

Gjyqtarë: Emirion Sino, Ilir Tartari, Denis Agaraj, Klajdi Kola.

LUFTËTARI-SKËNDERBEU 2-0

Golat: Abazaj 24′ , 84′

FORMACIONET ZYRTARE

LUFTËTARI: Ruçi, Rapa,Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika

SKËNDERBEU: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Soue, Gavazaj, Xhejms. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Denis Rexha, Nertil Bregasi, Orlando Kuka.

Komenti:

Tre ndeshjet e para të Kategorisë Superiore për vitin 2018 japin surpriza por edhe konfirmime. Skënderbeu ndalet në Gjrokastër por Kamza fiton në shtëpi dhe Teuta nuk shkon më shumë se barazimi në Durrës ndaj Lushnjes.

Teuta 2-2 Lushnja

Janë miqtë të parët që kalojnë në avantazh me golin e sulmuesit Canka në mnutën e 10’. Por brenda kësaj pjese Teuta përmbys gjithçka. Dy golat në një afat kohor prej tre minutash nga Çyrbja dhe Beqja e sollën Teutën në avantazh. Ndërsa në fraksionin e dytë është një gol i Sefës që sjell baraspeshën. Por kjo ndeshje ka patur interes edhe në tribuna kur tifozët e Lushnjes kanë kundërshtuar Finon dhe janë përballur me policinë.

Kamza 3-1 Laçi

Kamza rikthehet në 2018 duke fituar sërish kundra Laçit pas asaj në shtëpinë e këtyre të fundit edhe në shtëpinë e vet. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 3’ nga Ymeraj që shënon golin e parë për 2018 në Superiore dhe kalon Kamzën përpara.por ky do të ishte goli i vetëm i kësaj pjese dhe goli tjetër vjen në fraksionin e dytë nga Rexhinaldo që barazon shifrat. Por Imeri në të 74’ dhe Mehmeti në shtesë vendosin fitoren e kamzalinjve.

Luftëtari 2-0 Skënderbeu

Luftëtari ndal Skënderbeun në Gjirokastër duke marrë një tjetër trepikësh me vlerë në rrugën e saj drejt mbijetesës. Heroi i ndeshjes dhe njeriu kopertinë i kësaj jave është Kristal Abazaj. Dy gola nga një për secilën pjesë ndaj skuadrës së tij të ardhshme vendosin këtë sfidë. Ndoshta Panuçi duhet të hedh sytë në Kategorinë Superiore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re