Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se qëndrimi i Gjermanisë është i qartë – Kosova është në zemër të Evropës dhe i përket Këshillit të Evropës.

Ai ka shkruar në Tëitter se të premten ia ka përcjellë ministres së Jashtme Donika Gërvalla, mbështetjen e Gjermanisë për kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Më 12 maj, Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, të cilin autoritetet në Beograd e cilësuan si shkelje të Marrëveshjes së Uashingtonit.

Kjo ka sjellë tensione të reja në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pa asnjë perspektivë për progres në normalizimin e marrëdhënieve në të ardhmen e parashikueshme, e cila filloi me marrëveshjen e Brukselit më 19 prill 2013.

Shefi i diplomacisë Nikola Selakoviç, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë ka bërë të ditur se i ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiç notat e katër vendeve që kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re