Komisioni e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur pranimin e kërkesës ankimore të PS, konstatimin e pavlefshmëri absolute të vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për administrimin e zarfit B, pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga KNVJ dhe KANVVJ.

“Pas dëgjimit të pretendimeve dhe konkluzioneve përfundimtare të palëve, KAS u tërhoq për vendim dhe me shumicë votash vendosi pranimin e kërkesës ankimore të PS, konstatimin e pavlefshmëri absolute të vendimit të KSHZH për administrimin e zarfit B, pjesë përbërëse e dokumentacionit të votimit nga jashtë në rastin kur ai nuk vlerësohet nga KNVJ dhe KANVVJ. Kundër këtij vendimi mund të behet ankim në Kolegjin Zgjedhor deri në 5 ditë nga shpallja e tij”, njoftoi KAS.

Kujtojmë se KSHZ e mori vendimin duke marrë shkasë nga rezervat e shprehura nga koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhur me fletët e votimit nga jashtë të mbërritura nga Greqia, që sollën dhe ndërprerjen e numërimit të votave të ardhura nga diaspora, që kur grupi numërimit dhe Komisioni i Administrimit e Numërimit dhe Vlerësimit të Votave nga Jashtë për votuesit nga jashtë nuk vlerëson zarfin/et “B”, atëherë këto fletë votimi apo zarfe do të vlerësohen nga KQZ rast pas rasti.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko