Gjyqtari i Kushtetueses, dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, Besnik Muçi është ftuar në një takim nga kreu i shtetit për të diskutuar për situatën e krijuar për rastin e tij në Gjykatën Kushtetuese.

Burime nga Presidenca konfirmuan se një ditë pasi KPA e shkarkoi nga detyra si prokuror dhe gjyqtar i Kushtetueses, Presidenti Meta i ka kërkuar takim Muçit. Ky i fundit u paraqit sot në ambientet e Kushtetueses dhe i nisi një letër GjK, ku kërkonte përgjigje nëse ai do vijonte te ishte anëtar i saj apo jo, pas vendimit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas takimit pritet një sqarim zyrtar për mediat nga Presidenca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re