Skip to content

“Ngërçi për KQZ”/ Opozita i kërkon PS-së mbledhjen e Këshillit Politik sot në 17:00

Opozita kërkon mbledhjen e këshillit politik ditën e sotme për reformën zgjedhore.

Përfaqësuesit e opozitës në këtë këshill, Petrit Vasili dhe Bylykbashi kanë kërkuar nga mazhoranca që tryeza e radhës të mbahet këtë të mërkurë në orën 17:00.

Pritet që Gjiknuri ti ktheje përgjigje kërkesës së opozitës brenda një kohe të shkurtër.

Në mbledhjen e fundit të ditës së martë, reforma zgjedhore pati një bllokim pasi palët nuk kanë dakortësi për riformatimin e KQZ.