Presidenti i Republikës ka përcjellë pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Kuvendit të Shqipërisë dhe Avokatit të Popullit, qëndrimin zyrtar “Mbi vonesat dhe problematikat në ripërtëritjen dhe bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë”.

Në këtë letër Presidenti Meta ka evidentuar problematikat, anomalitë dhe vonesat e pajustifikuara, duke kërkuar njëkohësisht zbatimin e Kushtetutës dhe të Ligjit, si dhe marrjen e masave emergjente për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë.

Në respekt të parimit të transparencës që ka shoqëruar gjithmonë veprimtarinë e Kreut të Shtetit, ky qëndrim publikohet në faqen zyrtare të Institucionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re