Tirana zyrtare është ballafaquar me përgjigjen e parë lidhur me negociatat, një “Jo” e ardhur nga Hollanda, që për koinçidencë, është dhe atdheu i dytë i kreut të opozitës Lulzim Basha.

 Ka qenë parlamenti hollandez që ka votuar më shumicë kundër negociatave, duke gjykuar se nuk ka ecuri të mjaftueshme në reformën në drejtësi, luftën kundër krimit e korrupsionit.

“Qeveria holandeze nuk duhet të votojë në favor të propozimit të KE për hapjen e negociatave”, thuhet në mocionin e miratuar në Dhomën e Përfaqësuesve të Holandës, të hartuar nga Van Helvert, Omtzigt, Anne Mulder, Van der Graaf

“Po ka progres në Shqipëri, si për shembull me reformën në gjyqësor, por nga 800 gjykatës vetëm 10 janë testuar. E me këtë me këtë nuk mund të thuash që vendi është gati për hapjen e negociatave”, ka deklaruar Deputeti i CDA, Van Helvert, para votimit në Parlament.

Pra, goditja e parë i ka ardhur Ramës nga një vend që ai prej kohësh e konteston për qëndrimet politike që mban karshi Shqipërisë. Në gjykimin e kryeministrit, janë politikat e brendshme ato që diktojnë të tilla qëndrime.  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re