I ftuar në “Panorama TV”, avokati Redi Ramaj ka komentuar vendimin e Gjykatës së Straburgut për dosjen e vrasjes së Aleks Nikës në protestën e 21 janarit.
Ramaj tha se Gjykata Europiane ka prekur e elementë të rëndësishëm me mënyrën sesi është hetuar çështjes dhe pjesa e parë sesi është gjykuar, pasi vrasja e Nikës është pa autor.
Ai tha se tashmë është në dorën e Gjykatës së Lartë, nëse çështja do të hetohet nga një prokurori normale apo ajo e Posaçme.
“Gjykata Europiane ka prekur elementë të rëndësishëm me mënyrën sesi është hetuar çështjes dhe pjesa e parë sesi është gjykuar. Për Aleks Nikën ngjarja ka mbetur e pazbardhur, ndërsa për viktimat e tjera kemi pasur dhe të dënuar. Lidhet fakti sesi Gjykata Europiane ka prekur dhe shkeljen e ligjit nga forcat e rendit, si e ka trajtuar protestën, dhe këto vlejnë për një hetim të ri.
Është e drejtëve e familjarëve të Nikës që të kërkojnë të drejtën e tyre pranë organeve shtetërore. Ngjarja mbeti e pazbardhur dhe ata kanë të drejtë të dinë se çfarë ndodhi dhe kush janë autorët. Duke filluar nga arsyet e thirrjes së protestës deri te vrasja e 4 protestuesve. Duke qenë se ka një kallëzim penal, kemi dhe këtë vendimin e Strasburgut, ka arsye për të hapur një hetim për të zbuluar autorin.
Vendimin i gjykatës mbetet i shkruar dhe detyrues. Detyra e shtetit shqiptar jo vetëm duhet ta zbatojë por dhe të vendosë drejtësi njëherë e mirë që ky rast të mos përsëritet.
Arsyeja pse SPAK ka shpallur moskompetencë nuk dihet, por fakti që familjarët e tij po kërkojnë te Prokuroria e Posaçme e shohin si një çështje të komplikuar dhe tani ajo do t’i japë zgjidhje.
Jo çdo çështje mund të hetojë Prokuroria e Posaçme dhe do i mbetet gjykatës së lartë nëse duhet ta hetojë prokuroria normale apo ajo e posaçme. Ajo prokurori që i kalon kompetenca, duhet të vijojë me hetimet.
Nga pretendimet e familjarëve, ka një audiopërgjim, atëherë prokuroria duhet ta marrë si provë, t’i shqyrtojë dhe të vlerësojë nëse vlen për të ngritur akuzë”, tha ai.
Ramaj u shpreh gjithashtu se çështja po përdoret politikisht dhe se retorika politike është e dhunshme.
“Ky rast do të përdoret politikisht. Është një ngjarje e rëndë dhe çdokush ka dashur të përfitojë nga kjo histori. Ne duhet të merremi me kush është përgjegjësi. Retorika politike në Shqipëri është e dhunshme, por Gjykata Europaine nuk ka detyra politike. Gjykatat janë një pushtet i pavarur dhe ajo e Strasburgut, mendoj se ka qenë momenti kur është shqyrtuar. Është moment i keq për Berishën pasi ka një hetim të hapur, patjetër e dëmton opozitën.
Ne kemi akoma prokurorë të kohës të cilët duhet të deklarojnë nëse ka pasur pengesa dhe ndërhyrja nëse është penguar. Gjykata Europane duhet të ketë pasur prova përderisa e thotë”, u shpreh ai.