Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Kukës, ku një person është sulmuar nga ariu. Mësohet se emri i personit të plagosur është Akrem Onuzi.

Një banor i zonës, në një lidhje telefonike për “Report Tv”, tha se prej tre orësh kanë kërkuar një helikopter pasi është e pamundur që të ndërhyhet me këmbë për shkak të terrenit të vështirë.

“I plagosuri është Akrem Onuzi. Ka qënë me dhentë, i sulmuan qentë arushën dhe më pas ajo i është sulur atij. Gjendja është katastrofë. I kanë shkuar persona të fshatit atje për ta ndihmuar. Kemi tre orë që kemi njoftuar. Është e pamundur që të transportohet në rrugë tokësore. Duhet katër orë që të shkojnë atje,”-tha banori.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re