Skip to content

Ngjarja e pazakontë, punonjësit e bankës shkojnë të kërkojnë të moshuarin, ai kishte 4 muaj i vdekur

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ky është rasti i pazakontë i një burri afër të 70-tave, i cili jetonte i vetëm në shtëpi. Ahmet Bastug prej 4 muajsh nuk i ishte përgjigjur telefonatave të familjarëve, të cilët provonin e provonin të kontaktonin me të, por pa rezultat.

Ahmet në fakt kishte vdekur… prej të paktën 4 muajsh. Trupi i tij i pajetë kishte qëndruar në banesë. I moshuari kishte rrëshqitur aksidentalisht pas dushit dhe ishte rrëzuar. Incidenti rezultoi t’i kishte marrë jetën të moshuarit.

Faktin e zbuluan disa punonjës të bankës, të cilët kishin ardhur për të kontaktuar me burrin. Me t’i rënë derës e me gjasë për shkak të erës së keqe, punonjësit njoftuan emergjencën. Apartamenti u hap nga zjarrfikësit, të asistuar nga policia e një ekip i mjekëve të urgjencës. Aty u zbulua se i moshuari kishte ndërruar jetë.

Nipi i 69 vjeçarit, shpjegoi për median turke se lajmin ia kishte dhënë ish e shoqja e xhaxhait dhe se edhe ai e kishte telefonuar disa herë Ahmet-in, por pa asnjë rezultat. Një prej fqinjëve të të ndjerit, tregoi se Ahmeti kishte natyrë obsesive dhe thuajse asnjë relatë me njerëzit.

“Pikë së pari, pastë Zoti mëshirë për shpirtin e tij. Ai ishte obsesiv, nuk kishte raporte me njerëzit e tjerë. Përherë zihej me të tjerët. Por pavarësisht kësaj, është e dhimbshme që një njeri të vdesë kështu. Ai jetonte i vetëm”-tha fqinji.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë