Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Aspropirgos te Greqisë, atje ku një shtetas shqiptar është kthyer pa dashur në heroin e momentit.

Ai telefonoi policinë pasi në rrugë gjeti një fëmijë të moshës afro 1 vjeçare. Forcat e rendit mbërritën në zonë e teksa tentonin të gjenin prindërit e foshnjes, dëgjuan të qara e klithma që vinin nga një makinë aty pranë.

Më të kontrolluar, në sediljen e pasme ndodhej 1 fëmijë i mitur. Skenari u bë edhe më shqetësues, kur në bagazhin e po të njëjtës makinë, autoritetet gjetë 3 fëmijë të tjerë të mitur.

Për rastin ka nisur një hetim, ndërsa media vendase i ka dhënë jehonë lajmit dhe faktit se telefonata e shqiptarit që dha alarmin, mund t’i ketë shpëtuar jetën fëmijëve.

Këta të fundit u dërguan në spital për kontrollin e gjendjes së tyre shëndetësore, ndërsa është ngritur një padi për neglizhencë e braktisje të miturish.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re