Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë, ku një 28 vjeçar me emrin Ilvi Stameta ka vrarë veten brenda komisariatit të policisë.

I riu është ndaluar nga policia ditën e sotme në orën 14:00 si i dyshuar për vjedhje. Ndërsa Fax News mëson se rreth orës 19:08, Stameta ka vrarë veten në komisariatin e policisë. Pritet që policia të zbardhë detaje të tjera mbi ngjarjen tronditëse.

Drejtori i Policisë së Qarkut të Tiranës Lorenc Panganika dhe një grup ekspertësh të SHÇBA janë nisur drejt Drejtorisë së Policisë së Kavajës, për të hetuar ngjarjen. Një tjetër burim bën me dije se priten arrestime të policëve që kanë qenë në shërbim në dhomat e paraburgimit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re