Skip to content

Ngjarja e rëndë/ Kush është 26-vjeçari që vrau të dashurën dhe veten në Tiranë

Klinton Pira dhe ganezja Jawsackie Jaboah që i dhanë fund sot jetës ishin në një lidhje bashkëjetese prej janarit të këtij viti.

26-vjeçari Pira kishte postuar në rrjetet sociale foto ku ai shfaqej me të renë ganeze me pasaportë franceze.

Ne fotot e postuara ai shpreh dukshëm shprehur dashurinë për partneren e tij 31-vjeçare.

“I bekuar, falënderoj Zotin që të solli në jetën time. Falenderoj Zotin çdo ditë që të solli në jetën time, të dua shumë bukuroshe”, janë disa prej mesazheve të Klinton Pirës.

Ata u konfliktuan në një banesë me qira ditore në rrugën “Pjetër Budi” në Tiranë. Fillimisht 26-vjeçari nga Dibra qëlloi me thikë ganezen dhe më pas u hodh nga kati i 8-të.

Pira ndërroi jetë në vend, kurse ganezja me pasaportë franceze, Jawsackie Jaboah, u transportua në spital për të marrë ndihmën mjekësore por nuk mundi t’u mbijetojë dot plagëve.

Policia bën me dije se tashmë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.