Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me videon e rëndë ku dhunohet një nxënëse e shkollës “Kongresi i Manastirit”. Në njoftim zyrtar sqarohet se është bërë i mundur identifikimi i nxënësve të pranishëm në video.

 

“Pas verifikimive të kryera për identifikimin e tyre, në bashkëpunim edhe me drejtorinë e shkollës, u bë i mundur identifikimi i një të mituri që kishte filmuar konfliktin, si dhe identifikimi i 4 të miturave të përfshira në konflikt”, thuhet në njoftim.

 

 

Policia njofton se të miturit e përfshirë po merren në pyetje në në prani të prindërve dhe punonjësve social.

 

“Në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në prezencë të prindërve dhe të punonjësve socialë, janë shoqëruar dhe po intervistohen 5 të mitur të moshave 13 dhe 14 vjeç (një djalë e 4 vajza)”, vijon njoftimi.

 

 

Uniformat blu bëjnë me dije se hetimet lidhur me rastin po vijojnë. Nga ana tjetër drejtuesit e shkollës “Kongresi i Manastirit” kanë deklaruar se ngjarja e rëndë është regjistruar në ambiente jashtë shkollës. Në reagim thuhet se institucionet dhe prindërit nuk ishin vënë në dijeni të rastit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re