Policia  ka reaguar zyrtarisht për ngjarjen e ndodhur tek Kisha e Laçit, ku një 29 vjeçare u hodh nga shkëmbi, duke rënë në humnerë.

 

Në një njoftim, blutë thonë se e reja me iniciale Xh.M është nga Elbasani, ndërsa shton se ajo vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

 

29 vjeçarja ka marrë fraktura të rënda dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës.

 

Kurbin

 

Me datë 17.12.2022, shtetasja Xh. M. 29 vjeçe, banuese në Elbasan, tek oborri i Kishës së ” Shna Ndout” në Laç, është vetëhedhur nga shkëmbi duke rënë në humnerë.

 

Për pasojë, ka marrë dëmtime fizike dhe ndodhet në Spitalin e Traumes në Tiranë, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

 

Nga veprimet hetimore paraprake të kryera, rezulton se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga depresioni e çrregullimi bipolar, probleme për të cilat merrte edhe trajtim mjekësor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re