Ngjarja e rëndë e 31 dhjetorit të vitit 2019 në Australi, ku shqiptari Osman Shaptafaj vrau vajzën, dhëndrin dhe në fund qëlloi dhe veten, tronditi të gjithë.

Çifti, Lindita Musai 25-vjeçe dhe Veton Musai 29-vjeç kishin vetëm një vit që ishin martuar dhe sapo ishin kthyer nga përvjetori i tyre i parë kur pas një sherri me Osman Shaptafaj mbetën të vdekur. Osman Shpatafaj qëlloi dhe veten, por ai arriti ti mbijetonte plagëve të marra, ndërsa tashmë do të përballet me drejtësinë.

Vajza, Lindita ishte përpjekur të niste një jetë larg të atit, ku të afërm të saj kanë treguar se ajo ka patur një edukim të vështirë nga i ati.

Osman Shaptafaj nuk u shpall fajtor pasi rezultoi me probleme të shëndetit mendor dhe i paaftë për atë pranuar krimin. Ndërkohë tashmë pas dy vitesh, gjykata ka marrë vendimin ta shpallë fajtor dhe të vuajë dënimin.

Tashmë që ai është shëruar nga një plagë e marrë në kokë ai duhet të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re