Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Tirana Live” ka folur në lidhje me sigurinë në plazhe dhe angazhimin e shtuar të policisë, pas ngjarjes tragjike të vitit të kaluar në Potam.

Karamuço tha se ngjarje e vitit të kaluar për fat të keq ka shërbyer, që policia të marrë masat e duhura këtë vit.

Ai tha se deri më tani masat e shtuara kanë dhënë rezultat, pasi nuk kemi pasur asnjë incident, ndërsa pritet të shohim nëse sezoni do të mbyllet i tillë.

Patjetër, për fat të keq ka shërbyer. Nuk duhet të ndodhet, mirëpo kjo do të niset nga një ngjarje e rëndë për të korrigjuar këto masa ku policia ka pasur mangësi.

Fatmirësisht ky vit ka nisur me angazhim të forcave të policisë dhe mungesën e ngjarjeve.

Madje ne kemi pasur me shumë avari teknike, ku polici ka ardhur në ndihmë për t’i shpëtuar, se sa kemi pasur incidente. Është për t’u përshëndetur. Të presim nëse do ta mbyllim këtë sezon kështu.

Ka pasur edhe masa të përkohshme që kanë shkaktuar disa probleme, por që tanimë janë të rregulluara.

Kemi vënë re, që ka persona që hipin në motorët e ujit, nën efektin e alkoolit edhe këta duhen të kontrollet, sepse janë këta persona që shkaktojnë incidente” tha eksperti.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re