Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesit.

Balla shprehet se Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa u përgjigjur akuzave të Rithemelimit, duke u shprehur se “zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij”.

LEXO EDHE: Dhuna ndaj avokatit të ish-kryeministrit Berisha, reagon Rithemelimi: Akt i shëmtuar i urdhëruar nga Edi Rama

Reagimi:

Lexoj që zotëria i penxheres së drejtësisë ka lëshuar zëdhënësat e gënjeshtrave të tij për të sulmuar kryeministrin si urdhëruesin e një sulmi kriminal ndaj njërit prej avokatëve të tij, zotit Sokol Mëngjesi. Ngjarja e ndodhur në mëngjes është në ndjekje nga Policia e Shtetit, e cila tanimë ka identifikuar njërin prej të tre autorëve dhe po punon për identifikimin e dy të tjerëve. Kam komunikuar edhe personalisht me kolegët e avokatit sapo kam marrë dijeni dhe i falenderoj për disponimin qytetar në funksion të sqarimit të ngjarjes. Kam komunikuar edhe me mjekun që po kujdeset për shëndetin e avokatit. Duke i uruar shërim të shpejtë zotit Sokol Mëngjesi, shpreh keqardhjen që nga kati i 8 hidhet edhe në këtë rast një kazan me helm për publikun, me qëllimi vetëviktimizimin politik të një të korruptuari madhor!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re