Mjekja neuro-psikiatre Nikolina Bode shprehet se familjarët e kanë konstatuar shtatzaninë e 40 vjeçares në muajin dhjetor të vitit të kaluar, atëherë kur shtatzania ka qënë e dukshme. Ata kanë tentuar ta vizitojnë por 40 vjeçarja ka kundërshtuar.
Gruaja sipas mjekes është diagnostikuar me probleme të shëndetit mendor 3 vite më parë por nuk pranonte të mjekohej.
“Nuk isha njohur më parë me rastin, dhe pashë pacienten për herë të parë. Nga familjarët njihet e sëmurë prej 3 vitesh dhe ka qenë e kartelizuar 1 vitë më parë. Vetë familjarët thonë që e kanë shoqëruar, por nuk dihej origjinia e anemisë. Është e sëmurë, e quan veten një person tjetër, dhe fëmija është lindur nga personi tjetër. Është e sëmurë mendore, është crregullim psikotik. Ajo jashtë realitetit është e papërgjegjshme, nuk është kritike për situatën. Në këtë rast vepron ligji i shëndetit mendor, shtrim i detyruar me vendim gjykate dhe hospitalizim. Nuk më përleu që jetonte vetëm më një fëmijë autik të vetëm”- u shpreh ajo.
Sipas mjekes 40 vjeçarja vuan nga çrregullime serioze të shëndetit mendor psikotike për shkak të të cilave ajo ka humbur lidhjen me realitetin duke pohuar se fëmijën e ka lindur dikush tjetër dhe jo ajo.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb