Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mesditën e së enjtes në Cërrik ku një i ri ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të lëndës plasëse.

Burime të “Fax News” nga Policia konfirmuan se viktima është një 27-vjeçar, i identifikuar si Erion Rexhepi.

Dyshohet se lënda eksplozive ka shpërthyer në rrugën kryesore në dalje të banesës së tij, ndërsa siç mund ta shikoni nga pamjet më poshtë trupi i pajetë i viktimës qëndron i shtrirë në rrugë. Është misterioze ngjarja e cila dyshohet se shpërthimi i lënës plasëse ka ndodhur aksidentalisht në dorën e të riut.

Kujtojmë që raportimi i parë nga vendi i ngjarjes ishte për një shpërthim të bombolës së gazit, por policia konfirmoi se viktima kishte humbur jetën si pasojë e lëndës plasëse.

Njoftimi i policisë Cërrik
Më datë 30.12.2021, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Elbasan-Belsh, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i lagjes nr. 3”, Cërrik, në rrugë, dyshohet se aksidentalisht, shtetasit E. R., 27 vjeç, banues në Cërrik, i ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse në dorë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko