Skip to content

Ngjarja në Elbasan/ Burri plagosi bashkëshorten dhe fqinjin, të dy jashtë rrezikut për jetën (Emrat)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja në Elbasan.

 

Bëhet me dije se 55-vjeçari Elmas Kaliaj, pas një konflikti plagosi me thikë bashkëshorten e tij Shkëlqime dhe fqinjin Enver Sula.

 

Burri dyshohet se vuan nga probbleme të shëndetit mendor.

 

Të dy të plagosurit janë3 dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Elbasan/Informacion paraprak

Në lagjen “Dyle Haxhiri”, Elbasan, shtetasi E. K., 55 vjeç, banues në Elbasan, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. K., 50 vjeçe, si dhe fqinjin e tyre, shtetasin E. S., 64 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka ndërhyrë për të ndaluar shtetasin E. K.

Të dy të plagosurit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm nga ana e Policisë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. K., në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë