Detaje të tjera janë zbuluar për ish efektivin e Policisë, Ajran Tase i cili përplasi për vdekje një të mitur 7 vjeç me një mjet lundrues në breg të detit.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kushëriri i Arjan Tases kishte një pikë ku jepte skafe me qira në bregdetin e Himarës.

 

Ka dyshime që në këtë aktivitet të jetë i përfshirë edhe ish-efektivi Tase.

 

Edhe pse ai ka deklarruar se skafi nuk është i tij, po hetohet nëse ai ka lidhje apo jo me to.

 

Sipas dëshmive të personave të pyetur, Tase ka bërë manovrime të rrezikshme në det dhe në momentin që është afruar pranë vijës bregdetare, zonë e mbushur me pushues e fëmijë që laheshin, ai është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ka tentuar të ec mbrapsht me indietro.

 

Ky ka qenë momenti fatal ku helikat e skafit kanë goditur vogëlushen dhe për pasojë i sollën edhe vdekjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re