Skip to content

Ngjarja në Himarë/ Reagon Spiropali: Të ngrihen në këmbë institucionet e sigurisë

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Himarë ku u përplas për vdekje një vajzë 7-vjeçe.

 

Spiropali ka shprehur ngushëllimet për familjarët e të miturës dhe ka kërkuar që institucionet e sigurisë të ngrihen në këmbë për të hetuar këtë rast e për të parandaluar ngjarje të tjera të rënda.

 

“Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit.”- ka shkruar Spiropali.

 

Reagimi i plotë:

Ngjarja tragjike e Potamit na ka tronditur dhe lënduar të gjithëve.Një vajzë shtatë vjeçare humbi jetën e përplasur barbarisht nga një gomone.Nesër ajo mund të ishte muzikante, shkrimtare, politikane, mjeke, apo edhe thjesht bijë e një nëne dhe prind fëmijësh.E vrau papërgjegjshmëria. E vrau dalldia. Ia preu në mes jetën krimi i dikujt që moskontrolli i vetes e shndërroi nga polic, në vrasës.Nxis një hetim të shpejtë dhe të drejtë.Hetim që jo thjesht të dënojë shkaktarin e një krimi kaq makabër, por edhe të dëshmojë se vepra të tilla kriminale do të dënohen me rreptësinë më maksimale të ligjit.Të gjitha institucionet e sigurisë duhet të ngrihen në këmbë që kjo ngjarje e rëndë të mos përsëritet kurrë dhe askund në bregdetin tonë.Lutem per shpirtin e Saj të pafajshëm.Ngushëllime familjes, edhe pse si nënë e dy fëmijëve të mitur e di se sot prindërit e vajzës janë të pangushëllueshëm.Dhimbja e tyre qoftë një klithmë për të gjithë ne që tragjedi të tilla të mos ndodhin kurrë më.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë